Kush do të jetë trajneri i Italisë? Ja ku renditet De Biazi

Pas largimit të Antonio Contes në përfundim të ‘Euro 2016″, ekipi i Italia ka mbetur ende pa një emër konkret për zëvendësimin e tij.

Referuar një analize të fundit të publikuar nga e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, bën fjalë për një liste me 40 kandidatë të mundshëm, ku mes tyre është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Giani de Biazi.

Lista me 40 persona ndahet në 6 kategori:

Në kategorinë e parë renditen trajnerët italianë të Serisë A, duke filluar nga Alegri sipas rendit alfabetik e me radhë, Spaleti, Montela, Mancini etj.

Në kategorinë e dytë përfshihen trajnerët italianë që drejtojnë skuadra jashtë vendit të tyre. Anceloti, De Biazi dhe Ranieri janë në top listën e kandidatëve të mundshëm për Kombëtaren italiane, përfshirë edhe Guidolin.

Dhe në kategorinë e tretë janë trajnerët e papunë si Prandeli e Malesani. Kapelo nuk është në listë për shkak se ai u vetëpërjashtua pak javë më parë, transmeton Panorama.

Lista zgjerohet me kategorinë e pestë në të cilën futen ‘të moshuarit’, por që sipas shtypit italian, ata janë aktivë dhe shihen si alternativa. Mes tyre janë emrat e Trapatonit, Lipit dhe Sakit. Për këtë të fundit, flitet më shumë për cilësitë akademike, por është në listë.

Në kategorinë e pestë bëjnë pjesë ata trajnerë të rinj në Itali që sapo kanë filluar karrierën. Këtu përmendet emri i De Biaxhos.

Ndërsa në kategorinë e fundit, por jo për nga rëndësia, vijnë ata ish-lojtarë të mëdhenj që mund të rikthehen si trajnerë: Del Piero dhe Canavaro.