Kurti: Zajednica ka vdekur

91

 

Opozita e bashkuar ka mbajtur sot tubim mobilizues me qytetarë për protestën e 17 shkurtit. Tubimi i sotëm është në vazhdën e shumë aktiviteteve të ndryshme mobilizuese të opozitës, në Prishtinë e në të gjitha komunat e Kosovës.

Në adresimin e tij pjesëmarrësve të këtij tubimi, Albin Kurti, ka thënë se Serbisë i është dhënë një goditje e madhe dhe kjo është bërë me gaz e protesta, peticion e aksione. Ai ka përmendur protestën masive të 9 janarit ku u kërkua dorëheqja e qeverisë për shkak të shkeljeve kushtetuese me nënshkrimin e Marrëveshjes për AsociacioZanit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Asnjë qeveri nuk ka dhënë një goditje të tillë se sa ajo e 9 janarit. Zajednica ka vdekur dhe obligimi ynë është që ajo të ndalet. Me demarkacionin duan të na thonë se Kosova nuk ka kufij. Mbrojtja e kufirit dëshmohet nga ata që e duan territorin, e këtë nuk po e bënë Qeveria. Mali i Zi u dakordua për rinegocim por qeveria nuk e pranoi sepse i duhet ta pranojë krimin”, ka thënë Kurti, përcjell kosovapress. “Tash me ‘Zajednicën’ dhe demarkacion duan të na marrin Ujmanin, e nesër edhe Badovcin e Rugovën. Kjo është arsyeja që ne nuk do të ndalemi për asnjë çmim”, ka deklaruar Kurti.

Në përgjigje të deklarimeve të qeverisë për metoda të dhunshme, Kurti ka thënë ““Qeveria e ka hallin pse ne kemi ideale dhe qëllim. Ne kemi ndërmarrë veprime radikale sepse jetojmë në një kohë ekstreme. Në Beograd janë unik sa i përket shqiptarëve, në Kosovë jemi nda. Mustafa e Thaçi nuk mund të bashkëpunojnë edhe me Serbinë edhe opozitën. ‘Zajednica’ ka rënë ka vdekur, vetëm Thaçi e Mustafa duan që ajo të ngjallet. Kjo Qeveri duhet të shkoje. Me 17 shkurt duhet ta kalojmë edhe 9 janarin”.