Kurti parashikon rezultatin e Trepçës ’89 ndaj Vikingurit

Të gjitha rrugët çojnë në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Sot në orën 18.00, kampioni i Kosovës, Trepça ’89 pretendon kualifikimin për në rrethin tjetër të Champions League. Futbollistët mitrovicas janë të përgatitur maksimalisht dhe të bindur se do të shënojnë fitore ndaj kampionit të Ishujve Faroe,  Vikingur, njëherësh t’i gëzojnë jo vetëm tifozët e tyre por kudo që janë shqiptarët. Vikingur ka fituar takimin e parë me rezultat 2:1, por tani në Mitrovicë do të ketë shumë vështirë. Ish futbollisti i mirënjohur mitrovicas, Xhevat Kurti, parashikon kualifikimin e Trepçës ’89. “Trepça ’89 – Vikingur 2:0, kështu e parashikoj rezultatin. Jam optimistë se do të kualifikohen, sepse në ndeshjen e parë për mendimin tim ishim më të mirë se Vikinguri.

Në të gjitha repartet thuaja jemi më të mirë, duke u bazuar nga loja e parë, në mbrojtje duhet të jemi shumë të fokusuar që të mos gabojmë si dhe nga ndërprerjet skandinavet janë të njohur për lojën në ajër. Për mua si ish lojtar i ’89-shit, i shoh favoritë edhe pse e ka përvojën me pak se kundërshtari. Mendoj se sot në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë do të triumfojë Trepça ’89, për këtë jam i bindur. Lojtari i 12-të sigurisht se do të jetë tifozët më të flaktë mitrovicas, që janë arma më e fortë. I bëj thirrje publike ‘Torcidës’ dhe gjithë Kosovës në krye me të madhin ‘Qeti’ që ta përkrahin Trepçën ’89. Kemi pritur shumë gjatë për këtë ditë që edhe në Kosovë të dëgjohet himni i Champions League.

Shfrytëzoi rastin nëpërmjet gazetës tuaj t’i përgëzoi lojtarët e ’89 në krye me Shtabin Teknik, kapitenin Shpëtim Idrizin dhe kryetarin e palodhshëm Abedin Zeka dhe gjithë anëtarët e kryesisë uroj që të këndohet himni i Champions League për ne të gjithë, domethënë siç është më së miri e te fiton Trepça ’89, kësisoj të kualifikohet më tutje”, tha Kurti.