Kurti: Ftoj të gjithë në protestë, pa dallim moshe e gjinie

154

Albin Kurti ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit dhe bëri thirrje për dalje masive në protestë.

Kurti tha se “meqenëse kjo mbledhje ishte e papranueshme ne i shpërndamë i pjesëmarrësit e saj përmes gazit lotsjellës. Të premten në ora 11, pushtetarët e kanë synimin ta organizojnë seancën. Kjo mbledhje e kryesisë është puç për Republikën”, transmeton Koha.net.

Ai tha se “filluan t’i vënë maskat, kur e hedhëm gazin lotsjellës. Maskat ua kemi parë gjithmonë, por jo fytyrat. Vetëm 7 minuta para mbledhjes na kanë ftuar me e-mail”, teksa shtoi se Veseli është vonuar në mbledhje dhe është vonuar përkthimi në gjuhën serbe.
Ai potencoi se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja.
“Në këtë krize të thellë nuk e kemi luksin të përmbushin ambicie të njerëzve të dështuar. Thaçi dështoi më UNESCO dhe i solli vetëm dy njohje të vogla”, tha Kurti.