“Kurrë nuk pata problem me Ronaldon”

131

Ylli britanik i Real Madrid-it, Gareth Bale, ka pranuar në një intervistë për mediat në ishull se mardhëniet e tij me Cristiano Ronaldo-n kanë qenë gjithnjë të shëndosha, madje me portugezin i cili i ka ndihmuar shumë uellsianit me të ardhur në kampionatin spanjoll, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ne kurrë nuk kemi patur probleme me njëri tjetrin, pavarësisht se mediat kanë spekuluar shumë për ne. Madje unë e falenderoj Cristianon pasi më ka ndihmuar me të ardhur në Spanjë, pasi ai e dinte mjaft mirë gjuhën angleze”, ka deklaruar Bale për The Times.

Gjithashtu uellsiani ka pranuar se mardhëniet e tij me Benitez-in ishin më të mira se me çdo trajner tjetër, pasi ishte tekniku spanjoll që i kishte dhënë lirinë më të madhe brenda fushës së lojë dhe besonte në aftësitë e tij.

/Gazeta Sheshi/