“Kurrë nuk e kisha menduar se posedoj kualitete për të luajtur në Barcelonë”

176

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka dhënë një intervistë mjaft interesante për radion Helden TV, me ç’rast ka zbuluar sekretin e tij të fëmirisë i cili qëndronte tek dëshira e madhe për të luajtur një ditë tek skuadra blaugranase, transmeton Gazeta Sheshi.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luajë në Barcelonë, mirëpo asnjëherë nuk e kisha menduar se posedoj kualitete për të luajtur në Barcelonë. Madje, gjithmonë kam ëndërruar të luajë me lojtar klasi të nivelit të Messi-t, Iniesta-s, Neymar-it apo Busquets-it”, ka theksuar Suarez.

Suarez ka folur edhe për stilin e lojës që aplikojnë azulgranasit, “tika-takan” e famshme me të cilën është ambientuar shumë lehtë dhe shpejt.

/Gazeta Sheshi/