“Kurdisje në eliminatoret e Kupës së Botës”

234
Përfaqësuesja e El Salvadorit në futboll ka njoftuar se ka refuzuar të pranojë një ryshfet për të kurdisur ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës që e zhvillon në Vancouver me Kanadanë, në orët e hershme të së mërkurës.

Në një konferencë për media, anëtarët e skuadrës kanë lëshuar një audio incizim ku dëgjohet një person duke bërë oferta të ndryshme për lojtarët.

El Salvadori nuk mund të kalojë në rrethin e fundit eliminator për “Rusia 2018” dhe ndeshjen me Kanadanë e ka për prestigj.

Lojtarët e El Salvadorit kanë thënë se u janë ofruar para për të fituar, barazuar apo humbur me rezultat jo të thellë kundër Kanadasë.

Një humbje e thellë e El Salvadorit do të mund të pengonte fqinjin Hondurasin që të arrijë në fazën finale të eliminatoreve, ndërsa Kanadaja do të mund të arrinte në atë fazë.

El Salvadori zë vendin e fundit në grup me dy pikë nga pesë ndeshje.