“Kur të mbyllësh këmbët”, Ilda Bejleri replikon publikisht me ndjekësin

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, ka bërë së fundmi një postim paksa ndryshme që jemi mësuar të shohim në profilin e saj në “Instagram”, duke krijuar mjaft polemika.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet Nënë Tereza dhe krahas saj ka bërë një shkrim reflektues mbi Shqipërinë e prapambetur.

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . .

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë.” Nga: At Zef Pllumi!”. Gezuar Shqiperi 2020”,– shkruan Ilda Bejleri në profilin e saj.

Por mesa duket jo të gjithë e mirëpresin këtë shkrim, dhe shumë prej komentuesve nuk lenë pa i përmendur moderatores së ndryshimi duhet të fillojë nga ajo.

“Kur të publikosh ti foto me këmbë mbyll do fillojnë me ndryshu gjërat”, i shkruan një ndjekës, të cilit moderatorja e njohur ka vendosur që t’i përgjigjet menjëherë: “Aman se na shkrive”.

“Vetem mos ngri se eshte dhe minus”, i shkruan sërish ndjekësi, të cilit ia mbyll gojën direkt Ilda: “Shif mos te te ngrije nusja ne foto”.

Por ka edhe nga ata që i kanë dalë në anën e Bejerit dhe shprehen se “ajo po uron shqiptarët dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë mes”.