Kur presidenti Rugova i dorëzonte titullin e Kupës ekipit të Besianës pas fitores ndaj Gjilanit (FOTO)

Një foto e rrallë e presidentit historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, duke e dhuruar trofeun e Kupës së Republikës së Kosovës, siç quhej në atë kohë.

Fotoja është bërë në vitin 2002 nga i palodhshmi Afrim Kçiku, njëherësh kontribues i madh në shumë sfera.

Dr. Rugova dorëzoi Kupën e Kosovës atëkohë, në një atmosferë drithëruese në stadiumin e Prishtinës.

auto_26173996_514340055603101_3455817172837404669_o1515331701

Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, dr. Rugova, ia kishte dorëzuar Kupën kapitenit të KF Besianës së Podujevës, Driton Rrahmani pas fitores ndaj Gjilanit.

Rugova është në mes dhe anash janë Driton Rrahmani dhe kryetari i asaj kohe të FFK-së, Sabri Hashani.

Rugova ka qenë shumë i afërt me sportistët dhe dere e tij gjithmonë ka qenë e hapur për ta.

vokrrirugova