Kur mosha nuk ndikon më në shëndetin dhe bukurinë tuaj

Modelja japoneze, Risa Hirako, është kthyer në një sensacion në rrjetet sociale për shkak të fotove të saj provokuese me bikini dhe lëkurën e saj të freskët.

Risa, e cila ka mbi 94 mijë ndjekës në Instagram poston shpesh foto të ndryshme, por fare pak prej ndjekësve të saj e ka idenë se sa vjeçe mund të jetë realisht ajo.

Ajo është 45 vjeçe dhe ka lindur më 14 shkurt 1971 në Tokio të Japonisë dhe në faqen e saj në Wikipidia përshkruhet se është një modele e cila ka marrë pjesë në shumë prezantime Fashion dhe shfaqet në video të ndryshme muzikore.