Olimpique Lyon barazoi 1:1 të premten në mbrëmje ndaj Nicës, por ajo që bëri më shumë bujë në mediat evropiane ishte ngjarja e minutës së 70-të.
Në atë minutë tifozeria vendase hodhi letra dhe broshura pa fund në fushë dhe gjyqtari u detyrua të ndalte ndeshjen për minuta të tëra.
Era e fortë ndihmoi letrat të përhapeshin në fushë dhe pamjet ishin të pabesueshme, me fushën që mori ngjyrë të bardhë dhe lojtarët që mundoheshin të pastronin fushën, duke ndihmuar punëtorët.