Kur i vdekuri bën gol! Ekipi i jep lamtumirën lojtarit në mënyrën më të pazakontë

Në Meksikë është përjetuar diçka e pazakontë.

Lojtarët e një skuadre kanë përcjellë për në banesën e fundit shokun e tyre, duke i dhënë mundësinë të shënojë gol për herë të fundit.

Shokët e Noah Acuñas e morën arkivolin e tij dhe e vendosën brenda centimetrave të vijës së portës.

Në atë moment, ata realizuan golin e fundit të shokut të tyre. Të pranishmit në fushë nuk mund të mbanin pikëllimin për humbjen e lojtarit.

Video e publikuar u bë virale në rrjetet sociale.