Kur “forca e bën fuqinë”: Ramiz Lladrovci merr medaljen e kampionit pas triumfit të ‘Niklit’

Feronikeli ka fituar titullin kampion të Superligës pasi ka mposhtur Prishtinën në kuadër të javës së fundit të Ipko Superligës, edicioni 2018/19.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ishte njësoj, sikurse vitin e kaluar. Shumë e thjeshtë dhe e mbushur me politikanë, shkruan Gazetasheshi.com.

Derisa vitin e kaluar medaljen dhe trofeun e kishte ndarë kryeministri i vendit, këtë edicion e bëri Hashim Thaçi, president i vendit.

 

Ai nuk e la pa e dekoruar edhe mikun e tij, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci me një medalje.

Lladrovci qëndroi afër klubit që nga fillimi i edicionit dhe deri në arritjen e suksesit historik.

 

Lladroci ishte ndër më meritorët për investimet e shumta të biznesmenit Naser Ramaj në klubet e sportit në Komunen e Drenasit.

/Gazeta Sheshi/