Kur ëndrra bëhet realitet

122

Për çdo futbollist të ri është ëndërr të luajë në skuadrën e parë dhe nuk ka se si të jetë ndryshe edhe për talentin e ri anglez, Jesse Lingard, i cili tani ka përballë 76,000 mijë shikues për çdo vikend, transmeton Gazeta Sheshi.

Mesfushori i lindur në Warrington ka arritur të bindë trajnerin Luis van Gaal që të luajë në formacionin bazë, derisa 23-vjeçari ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ti rikujtuar momentet e fëmirisë, kur kishte mbështetur skuadrën e Manchester United.

Fotografitë janë shkrepur në vitin 2001 në Old Traford, derisa Lingard ka pozuar me futbollistët Fabian Barthez, Philip Nevile dhe Jaap Stam.

/Gazeta Sheshi/