Kur bëhen bashkë 1200 dyshekë dhe njerëz (VIDEO)

98

Një kompani elektronike ka vendosur rekord të ri Guinness duke krijuar efektin më të madh domino me dyshekë, ku merrnin pjesë plot 1200 persona.

Rekordi është vendosur në Maryland të SHBA,së ku njerëz të lidhur pas dyshekut, binin njëri pas tjetrit, ashtu si dominotë. Për të plotësuar të gjithë efektin janë dashur në total 13 minuta e 38 sekonda.

Për të thyer rekordin organizatorët kanë përdorur një sallë prej 6500 metra katror, dhe dysheku i parë domino u shty nga vetë administratori i kompanisë, Aaron, John Robinson.

Dyshekët e përdorur në vendosjen e këtij rekordi janë dhuruar për bamirësi një organizate në Uashington që merret me kujdesin ndaj të pastrehëve.

“Kuptimi i këtij eventi është se përmes bujarisë së firmave tona të prodhimit ne mundëm të sigurojmë 1200 krevatë për familjet në nevojë në Uashington”, tha Robinson.