Kupa e Mbretit: Barça dhe Sevilla bëjnë telashe punën e orarit

122

Dy skuadrat finaliste të këtij edicioni në Kupën e Mbretit, Barcelona dhe Sevilla kanë reaguar në lidhje me orarin e zhvillimit të ndeshjes finale, të vendosur nga Mediaset dhe Federata spanjolle e futbollit, transmeton Gazeta Sheshi.

Dueli është i paraparë të startojë nga ora 21:30, ndërkohë dy klubet kanë kërkuar që dueli të zhvillohet ndërmjet orës 18 dhe 19.

Madje skuadra katalanase përmes një shkrese publike i është drejtuar REF-it, në lidhje me këtë çështje:

“Dy institucionet duhet të kenë në konsideratë kërkesën nga dy klubet për zhvillimin e ndeshjeve në një orar tjetër, pasi na humbasin një numër i madh i tifozëve, dhe qëllimi ynë është të mbrojmë të drejtat e tyre. Ne jemi të indinjuar me mos reagimin e tyre, prandaj kërkojmë një takim urgjent për ti diskutuar këto gjëra”.

/Gazeta Sheshi/