Kupa e Botës: Sikurse sot ndodhi…

Kupa Botës është organizmi më i madh sportiv në botë dhe qasja e Kombëtareve dhe lojtarëve pjesëmarrës është fanatike dhe paraqitja dhe suksesi janë respekt i veçantë që të gjithë e përjetojnë.

Ky turne kudo që organizohet sjellë gëzim, dështim, lot dhe kujtime të cilat qëndrojnë gjatë në memorien e së cilit tifozë të futbollit dhe jo vetëm.

Kupa e botës gjithnjë organizohet në muajt e njëjtë dhe në orarin të ngjashëm me organizimet paraprake.

Në këtë ditë…

1954

Hungaria ka fituar me rezultat  8-3 ndaj Republikës Federative të Gjermanisë, në këtë ndeshje 4 gola ka shënuar Sandor Kocsis. Ndërkaq, 2 javë më vonë, Gjermanisë RF do të fitonte pikërisht ndaj Hungarisë në finale të Kupës së Botës për tu shpallur kampion.

1990

Në paraqitjen e parë në Kupën e Botës, Kosta Rika kishte siguruar plasmanin në rundin e 16-të finales ndaj Suedisë, duke fituar me rezultat 2-1 në Gjenoa.

2006

Lojtari i Suedisë, Marcus Allback ka shënuar golin e 2000-të në historinë e Kupës së Botës në ndeshje me Anglinë, e zhvilluar në Koln. Goli numër 1000 ishte shënuar nga Rob Rensenbrink, që ishte lojtar i Holandës në vitin 1978.

2010

Olivier Giroud ka shënuar golin e 100-të të Francës në Kupën e Botës kur hapi rezultatin në ndeshje me Zvicrën, ku “Gjelat” fituan me rezultat 5-2.