Kunguj të mbushur me oriz

209

Kunguj të mbushur me oriz eshte një recetë e thjeshtë dhe e shijshme. Për të përgatitur këtë duhet që të kemi këto përbërës, 1 kg kunguj, 1 gotë uji oriz, 300 g mish i grirë, 2 kokrra domate, 2 kokrra qepë, 1 lugë salcë, majdanoz, piper, mendërz (nenexhik), kripe

Si t’i përgatisim:
Për të përgatitur mbushjen si fillim do të skuqim në një tenxhere qepën, orizin, mishin e grirë, pastaj shtojmë domatet e rënduara, salcën, majdanozin, erëzat dhe kripën. Kungujt i qërojmë, lajmë dhe, në qofte se janë të mëdhenj, i ndajme përgjysmë. I heqim mesin dhe i mbushim me masën e përgatitur më lart.

Më pas kungujt e mbushur piqen në furrë për rreth 30 minuta në temperaturën 180 C.