Kuleçë të vegjël, të butë dhe shumë të shijshëm!

99

Çdo copë e këtij kulaçi të butë do t’ju kthejë në fëmijërinë tuaj!

Koha e përgatitjes: 45 minuta.
Sasia e përgatitjes: për 18 persona.

Përbërësit:

  • Një lugë gjelle qumësht pluhur;
  • 6 lugë vaj+ vaj për tiganisje;
  • Një lugë tharm të thatë (7 gr.);
  • 1-2 lugë çaji sheqer;
  • ½ lugë çaji kripë;
  • 350 ml ujë

Përgatitja:

  1. Përzieni tharmin me disa lugë qumësht të vakët dhe shtoni sheqerin.
  2. Në një enë përzieni miellin, qumësht pluhurin dhe kripën. Bashkoni tërë masën dhe në enën me miellin e zënë, hidhni tharmin, shtoni vaj dhe ujë dhe përzieni mirë. Sipas nevojës shtoni edhe pak miell ose ujë. Ngjeshni brumin dhe ndajeni në 18 kuleçë apo toptha të vegjël. Vendosni në një sipërfaqe të rrafshtë të spërkatur me pak miell. Mbulojini kuleçët dhe lërini që të rriten vetvetiu 15 deri 30 minuta.
  3. Gjatë kësaj kohe, ngrohni tiganin me diameter rreth 24 cm. Njërin nga kuleçët hidheni në tigan të ngrohur paraprakisht dhe me vaj. Piqeni deri sa në sipërfaqje të paraqiten fluska të mëdha. Kthejeni më pas në anën tjetër dhe njëlloj veproni procedurën.
  4. Kuleçët lëvizni nga pak me lopatëz që të piqen mirë nga anësh dhe tiganisni deri sa të jetë nevoja e duhur. Pasi të piqen përfundimisht kuleçët, mbajini në ndonjë vend të ngrohtë dhe mbuloni me ndonjë pecetë sipër.