Kukësi arrin ta bindë futbollistin, verilindorët e “blindojnë” dhe për dy sezone

Mbrojtësi i Kukësit Bruno Lulaj do të vazhdojë të luajë për Kukësin. Futbollisti 25-vjeçari rinovoi kontratën me nënkampionët e Shqipërisë edhe për dy sezone të tjera.

Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të verilindorëve.

Futbollistit i kishte skaduar kontrata me Kukësin dhe mund të largohej, por klubi arriti ta bindë duke i shprehur besimin se do të jetë titullar për sezonin e ri.

Tashmë mbetet për t’u parë se di do të zgjidhet e ardhmja për dy lojtarët e tjerë të Skënder Gegës: Edis Maliqin dhe Obanorin.

Njoftimi i Kukësit

Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Bruno Lulaj për rinovimin e kontratës edhe për dy sezone të tjera!

Mbrojtësit 25-vjeçar i përfundoi kontrata këtë verë dhe pas një diskutimi me drejtuesit e klubit, u vendos për rinovimin e saj edhe për 2 sezone të tjera!

Lulaj u afrua te Kukësi verën e shkuar ku zhvilloi 31 ndeshje në Kategorinë Superiore, nga të cilat 15 prej tyre si titullar. Në Kupën e Shqipërisë, Lulaj gjeti dy herë rrugën e rrjetës! Suksese Bruno!