Kuka dhe Feronikeli mbyllin bashkëpunimin

Mbrojtësi, Viktor Kuka e ka shkëputur kontratën me klubin e Feronikelit.

Sot dhe zyrtarisht, Kuka ka vendosur që në mënyrë të dyanshme të ndërpres bashkëpunimin me Niklin, që nga transferimi i tij verën që lamë pas.

Kuka në një intervistë për IndeksOnline, ka deklaruar se nga sot është lojtarë i lirë pasi ka shkëputur kontratën në mënyrë të dyanshme.

“Që nga sot do të jem lojtar i lirë, pasi kam shkëputur kontratën me Feronikelin me marrëveshje të dyanshme dhe jam në pritje të ofertave. Pra të dy palët jemi ndarë të kënaqur me marrëveshjen e arritur”, tha ai.

Kujtojmë se mbrojtësi ishte pjesë edhe e Ferizajt, gjithashtu kampion tre herë i Kosovës.