Kujtimet më të mira deri në moshën 25 vjec

181

Hulumtimet kanë treguar se kujtimet më të rëndësishme gjatë gjithë jetës së tyre njerëzit i kanë nga mosha deri në 25 vjec.

Kur hulumtues të Universitetit të New Hampshire kanë kërkuar nga individë më në moshë që të tregonin historinë e jetës së tyre, shumica dërmuese e tyre kanë ndryshimet tranzitore gjatë jetës të cilat kanë pasur ndikim kryesor në memorien e tyre. Shumë nga këto ndryshime tranzitore si martesa dhe lindja e fëmijëve ndodhin në një moshë të re.

“Kur njerëzit mendojnë për jetën që kanë kaluar dhe kujtojnë momentet më të rëndësishme, shumica e ndajnë historinë e jetës së tyre në kapituj që definohen nga momente të rëndësishme, të atilla që janë universale për shumë njerëz: një zhvendosje nga një vend në një tjetër, shkuarjen në fakultet, punën e parë, martesën, përvojën ushtarake dhe lindjen e fëmijëve”, kanë thënë hulumtuesit.

Në studimin e parë i cili shfrytëzonte qasje natyraliste duke mbledhur histori jetësore të treguara në mënyrë spontane, hulumtuesit kishin folur me 34 anëtarë të një komuniteti aktiv të të pensionuarve, që ishin të moshave ndërmjet 59-92. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të bardhë, 76 përqind e tyre kishin të paktën diplomë të shkollës së mesme. Pjesëmarrësve u është kërkuar që të tregonin historinë e jetës së tyrë brenda 30 minutave. Një javë më vonë, pjesëmarrësit i kishin ndarë historitë e jetës së tyre në kapituj të definuar sipas zgjedhjes së tyre.

Bazuar në përgjigjet e të anketuarve, hulumtuesit kanë vënë re një kujtesë të theksuar ndërmjet moshës 17 dhe 24, si mosha gjatë së cilës shumica e njerëzve i kishin definuar kapitujt e fillimit dhe të përfundimit të jeës së tyre. Kujtimet vijnë gjithashtu edhe nga periudha e moshës 15-30 kur shumë kujtime, pozitive dhe negative, të pritura dhe të papritura, dalin në sipërfaqe.

Shumë studime në mënyrë konsistente kanë gjetur se kur të rriturit janë pyetur për jetën e tyre dhe u është kërkuar t’i tregojnë kujtimet, ngjarjet të cilat kanë ndodhur ndërmjet moshës 15-30 mbizotwrojnw. Psse ndodh kjo? Pse të rriturit nuk tregojnë më shumë kujtime nga mosha e re se sa ndwrmjet moshws 30-70? Cka e bën moshën ndërmjet 15-30 aq të vlefshme për t’u kujtuar?

Tregimet e jetës tonë janë identiteti ynë. Kur i analizojnë tregimet jetësore, hulumtuesit mund të parashikojnë nivelin e mirëqenies dhe ndryshimeve psikologjike të të rriturve. Terapistët klinikë mund të shfrytëzojnë terapinë e tregimit të historisë jetësore për t’i ndihmuar njerëzve të zgjidhin problemet që i kanë në jetën e tyre duke i bërë ata që të shohin ngjashmëritë e problemeve që iu janë paraqitur gjatë jetës dhe poashtu edhe çështjet të cilat i kanë preokupuar.