Kujtim Dubova mbyll bashkëpunimin me SC Gjilanin, flet si futbollist i lirë dhe për të ardhmen e tij!

Kujtim Dubova gjatë ndeshjes kontrolluese ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit

Një tjetër futbollist i dalë nga akademia e klubit, i jep fund aventurës me Gjilanin. Pas Arbër Mustfaës edhe mbrojtësi Kujtim Dubova e mbyll marrëveshjen me ‘kuqebardhët’, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili ka njoftuar për ndarjen e parakohshme me klubin ku mori hapat e parë.

“Dua të ju njoftoj që prej sot e tutje jam lojtarë i lirë dhe nuk jam më pjesë e SC Gjilanit.
Falemnderoj tifozërin Skifterat dhe gjith ata që më përkrahen brenda klubit”, deklaroi Dubova.

Kujtim Dubova gjatë kohës sa ishte pjesë e Vllaznisë nga Pozherani

Ai më pas foli edhe për të ardhmen e tij, derisa deklaroi se është futbollist i lirë dhe i hapur për të negociuar.

“Jam një futbollist i lirë, pasi që marrëveshja e huazimit te Vllaznia e Pozheranit ka përfunduar. Do të shikoj me kujdes ofertat dhe do të vendos për të ardhmen e time”, shtoi ndër të tjerash mbrojtësi 20 vjeçar.

Dubova, i cili karrierën e nisi te SC Gjilanit, gjithashtu ishte pjesë e klubeve si Kika dhe Vllaznia e Pozheranit.

Qendërmbrojtësi gjilanas ishte pjesë e skuadrës kampione të 19 vjeçarëve të Gjilanit dy edicione më parë.

/Gazeta Sheshi/