Kujdes kur luani ‘termin’: Fushat me bar artificial janë kancerogjene, në Kosovë ka qindra të tilla

Në Kosovë, çdo ditë e më shumë janë duke u shtuar fushat me bari artificial, për shkak të kërkesës së madhe dhe dashurisë së madhe që kanë kosovarët për futbollin.

Nuk janë të rralla rastet kur shoku juaj iu thërret për të luajtur një lojë futbollistike, siç njihet në zhargonin kosovar ‘Termin’, shkruan Reporteri.net

Por, a e dini se sa shumë dëm është duke iu bërë kjo ftesë e shokut tuaj?

Sipas disa studimeve të fundit, sipërfaqja e fushës artificiale të futbollit mund të jetë kancerogjene, për shkak të atyre topave të vegjël e të zinj që përdoren për zbutur sa më shumë sipërfaqen.

Teksa ato shpeshherë ngecin nëpër këmbë, ato janë edhe të dëmshme, ato çlirojnë aromë toksike dhe janë tepër të rrezikshme për njerëzit.

Ato përbëhen pjesërisht nga goma makine të copëtuara dhe përmbajnë hidrokarbone kancerogjene, që t’i gëlltisësh është shumë e dëmshme, gjithashtu edhe nëse futen në plagë.

Agjencitë shëndetësore janë në dijeni të këtyre gjërave, por asnjë masë nuk është marrë.

Një trajnere që jeton në Seattle të Amerikës, ka rënë në konkluzion se portieri i saj e mori kancerin nga fushat artificiale.

Ata që e pësojnë më së shumti janë portierit. Në vitin 2014 është zbuluar se në 38 qështje, 34 ishin portierë (për shkak të kontaktit më të madh me tokën, në hudhje, lëndime etj.), një zbulim i frikshëm.

Një tjetër pikë negative është se fushat me bar artificial shkaktojnë shumë dëmtime, sidomos në ligamente.

Prandaj, herën e ardhshme kur shoku juaj iu thërret, mendoni për pasojat.