Iker Casillas ka braktisur portën e tij në stilin e Manuel Neuer, mirëpo ka pranuar një gol nga gjysma e fushës, transmeton Gazeta Sheshi.
Ish-gardiani i Real Madrid-it, që tani mbron ngjyrat e klubit portugez Porto, ka bërë një lëshim fatal në duelin e fundjavës ndaj Bragas, duke boshatisur portën pa ndonjë arsye, derisa sulmuesi veteran Alan, ka dërguar topin drejt rrjetës së tij, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.
Porto e humbi ndeshjen në fund me rezultat 3-1, dhe praktikisht ndodhet jashtë garës për titull, pasi ka mbetur plotë 6 pikë prapa liderit Benfica.
Ky është një tjetër gabim i rradhës i gardianit spanjoll Casillas që i ka kushtuar skuadrës së Portos, pas atyre një mal gabimeve në Ligën e Kampionëve.
/Gazeta Sheshi/