Kthehet ekipi i “Shok”

115

Eshtë kthyer ekipi i filmit të bashkërealizuar kosovaro-britanik “Shok” nga SHBA-ja, ku ishte për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze Oscar, pas nominimit që i ishte bërë filmit në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër.

Në një konferencë për media aktorët e këtij ekipi i këtij treguan përvojën në këtë ngjarje, derisa thane se janë krenar me pjesëmarrjen në Oscar.

Dy protagonistët kryesor të këtij filmim, Andi dhe Lumi, treguan të gjitha përvojat e tyre në Los Angelos.

Ndërsa Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, tha se me këtë film i është hapur rruga kinematografisë kosovare në botë.

“Është punë që është bërë me vite të tëra. I falënderoj njerëzit që kanë punuar me bë klimë ma të përshtatshme për ta nxjerr një film në Kosovë. I ka bërë të gjithë shqiptarët krenar. Tash edhe artistët kosovarë dhe Kosova i kanë dyert e hapura në botë”, tha ai.

Edhe pse ekipi u kthye pa Oscarin për të cilin u shpresua ta fitonte, kjo nuk ka ndikuar që realizuesit të jenë krenar me prodhimin e tyre filmik, marrë parasysh se ky është filmi i parë që depërtoi të nominohet për këtë çmim, si dhe për tematikën e ndjeshme që trajtoi. /KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/shok-kthehet-ne-kosove-aktoret-krenar-me-pjesemarrjen-ne-oscar-65898/#sthash.46vZNWoZ.dpuf