Kryetari i Dritës me mesazh të fortë

1128

Kryetari  i klubit të Dritës në futboll, Valon Murseli i ka dhënë kurajo të gjithëve në këto momente kur skuadra ka krizë të rezultateve.

Murseli ka thënë se Drita është klub me emër të madh, klub me traditë dhe përfaqësues i denjë i qytetarëve të Anamoravës.

Edhe pse nuk e ka përmendur emrin e trajneri të ri boshnjak, Amir Alagic, ai iu ka referuar zgjedhjes së tij në krye të shtabit teknik të Dritës, duke thënë se Drita nuk sheh vetëm sot për nesër dhe se ditët e mira nuk janë larg.

Ja postimi i plotë i Murselit në “Facebook”.

FC DRITA është klub me emër të madh, klub me traditë dhe përfaqësues i denjë i qytetarëve të Anamoravës.

Projekti ynë është afatgjatë dhe do të finalizohet.

Ne nuk shohim vetëm sot për nesër!

Qyteti i futbollit e meriton një Dritë të fortë, me organizim profesional që t’i kenë lakmi të gjithë.

Thesari i Dritës janë tifozët e pakrahasueshëm në trojet shqiptare “Intelektualet” .

Ditët e mira nuk janë larg!

Drita për ju, e ju për Dritën .

Kohët e vështira do t’i takojnë vetëm të kaluarës.

Bashkë do t’ia dalim!

Drita ka nevojë për ju, ashtu siq ju keni nevojë për Dritën.

“JU JETONI PËR TË, DO TË FITOJ PËR JU ” .

Capture