Kryesia e PDK-së mblidhet në orën 19:00

87

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur që të thërrasë një mbledhje në orën 19:00.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë, Adem Grabovci.

Edhe pse Grabovci nuk dha detaje më shumë për temat që do të diskutohen në këtë mbledhje, KosovaPress merr vesh se Kryesia e PDK-së do të diskutojë rreth mënyrës së festimit nga simpatizantët e saj, pas zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Paralajmërimet nga disa qarqe të PDK-së se do të festojnë në shesh ku po proteston opozita, kanë nxitur reagimin e opinionit me frikën se mund të ndodh ndonjë përplase mes dy grupeve që i përkasin taboreve të kundërta politike. /KosovaPress/