Hajvalia bashkë me Feronikelin janë favoritët kryesorë për titull të kampionit këtë edicion.
Natyrisht, për suksesin që po tregon skuadra nga paralagja e Prishtinës merita të mëdha ka edhe trajneri Ismet Munishi, i cili i përkushtohet jashtëzakonisht shumë vendit të punës.
Këtë e ka dëshmuar edhe me një foto të postuar në llogarinë e tij në rrjetin social, “Facebook”, shkruan Gazeta Sheshi.
Ai bashkë me gruan dhe fëmijët e tij ka vizituar stadiumin në Kishnicë dhe e ka shfrytëzuar këtë për të bërë edhe një foto, derisa përshkrimi në të është ky: “Me shumë dashuri prej vendit ku fitoj bukën për familjen time. Nga unë Ismet Munishi”.
Përveç punës si trajner, Munishi njihet edhe si familjar i zellshëm.