Kryeqyteti i modës

170

Nëse mendoni se pasarelat e stilistëve më të njohur të veshjeve u mbyllën me javën e modës në Milano, gaboheni, pasi Parisi është edhe “qershia mbi tortë” përsa i përket trendeve më të fundit.

Pasi lamë pas sfilatat e Giorgio Armani apo Mila Schon, nga data 1 mars deri në fundjavë do t’i themi “bonjour” kryeqytetit francez.

Të tjera firma prestigjioze presin të shpalosin veshjet e tyre, ndër të cilat Christian Dior, Givenchy, Stella Mccarteny apo Chanel. Vjeshtë-dimër 2016 është edhe koleksioni që stilistët do të shpalosin.

Përpos figurave të botës së modës, java e Parisit do të mbledhë bashkë edhe personalitete të shumta te “showbiz”-it.

Në ditën e parë të saj, do të prezantohen koleksionet e emrave të rinj të dizenjatorëve dhe koleksioni i shumëpërfolur i stilistit japonez Kunihiko Morinaga.

Po ashtu, në pasarelë do të parakalojnë edhe modelet me veshjet e stilistit belgo-italian Anthony Vacarello, i cili kohët e fundit përflitet shumë në botën e modës si një kokurrent i fortë i Hedi Slimane i brandit prestigjioz francez Yves Saint Laurent.