Kryeministri ndihet krenar me filmin “Shok”

88

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një publikimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, shkruan se ndihet krenar për përfaqësimin e filmit “Shok” në OSCAR.

Ai e quan këtë përfaqësim dinjitoz përderisa thotë se filmi i bëri Kosovës shumë shoke.

“Dua të ndaj ndjenjën e krenarisë që na dhuroi përfaqësimi dinjitoz i filmit “Shok” në Akademinë më prestigjioze të kinematografisë botërore. “Shok” i bëri Kosovës shumë shokë. Bota njohu dhe çmoi Kosovën për çka është. Një vend i mrekullueshëm, i njerëzve të talentuar. Faleminderit që i bëtë emër të mirë Kosovës. I.M”, ka shkruar Kryeministri.