Kryeministri i Japonisë shndërrohet në Super Mario (Foto Lajm)

134

Përpos reshjeve të shiut, Brazili u dha përshëndetjen e fundit Lojërave Olimpike në një festë shumëngjyrëshe dhe ritmike.

Stadiumi “Maracana” u shndërrua në një skenë të vërtetë feste e karnavalesh që kulmuan me shpërthimin e fishekzjarreve.

Ajo që do të mbetet gjatë në kujtesë ishte shfaqja e kryeministrit japonez Shinzo Abe me veshjen e personazhit të njohur të video-lojërave SuperMario.

Ai u shfaq nëpërmjet një tubi, që në mënyrë simbolike përfaqësonte rrugët e lidhjes mes Rio De Zhaneiros dhe Tokios, ku do të zhvillohet edicioni i ardhshëm i Lojërave Olimpike, në vitin 2020.