Kryeministri britanik ka dosje sekrete per Rita Oren

240

Ka qene kerkese e kryeministrit britanik, David Cameron, qe t’i pergatitet nje dosje me materiale “sekrete” lidhur me kengetaren shqiptare, Rita Ora. Kjo dosje ishte pergatitur per te ne vitin 2014 dhe arsyeja kryesore ka qene qe ai te mos zihet i papergatitur ne intervista, nese eventualisht atij i behen pyetje mbi yllin e popit ne Angli e ne mbare boten. 

Ne kohen kur materialet i ishin dhene atij, Rita po bente bumin e saj ne top-listen britanike, me kengen “I will never let you down”. Kryeministri ishte pyetur shpesh ne intervistat e tij per shijet muzikore, si dhe per kengetaren bionde shkelqimi i se ciles eshte ende ne ngjitje.

Kjo e dhene u zbulua vetem kete jave kur edhe u publikua libri me kujtim i ish-ministrit britanik, David Laws.

Nuk dihet nëse Cameron është adhurues i Ritë, pasi në intervistat e tij nuk është pyetur shpesh për shijet e tij muzikore apo për bionden 25-vjeçare.