Kroos bëhet çështje tek Reali

94

Mesfushori gjerman nuk ka qenë i ftuar për ndeshjen e fundjavës që Real Madrid e fitoi në udhëtim tek Las Palmas. Sipas të përditshmes spanjolle El Pais, Kroos ka ndjerë lodhje, prandaj Zidane nuk e ka ftuar fare për ndeshje, transmeton Gazeta Sheshi.

Informacionet e fundit që po qarkullojnë në Spanjë, bëjnë të ditur për problemet që u ka shkaktuar mesfushori gjerman trajnerëve të mëparshëm Carlo Ancelottit dhe Rafael Benitez, derisa të njejta probleme po e përcjellin edhe teknikun aktual të mbretërve, Zinedine Zidanen.

Në realitet Toni Kroos asnjëherë nuk ka qenë një mesfushor i tërhequr prapa, derisa me ardhjen e tij në Santiago Bernabeu, roli i tij ka ndryshuar.

Supozohet se para ardhjes së tij në Madrid në verën e vitit 2014, Ancelotti ka kërkuar një mesfushor të fortë fizikisht që do ti ndihmonte Alonsos dhe Di Marias në mesin e fushës. Ndërkohë, ka qenë i njoftuar mjaft mirë se Kroos nuk mund ta mbulojë këtë rol.

Tani mbretërit janë në hall, pasi dy vite më pas janë të detyruar të gjejnë një tjetër zgjidhje për mesfushë, meqenëse Toni Kroos nuk ka përmbush pritshmëritë.

/Gazeta Sheshi/