Kroaci – Nigeri, rekord ende pa filluar ndeshja

Kroacia dhe Nigeria takohen sonte në duelin e tyre në Grupin D në “Kampionatin botëror 2018”.

Ndeshja e tyre ka një veçanti.

Kjo do të jetë hera e parë në histori të këtyre dy skuadrave që takohen në një garë të madhe të futbollit, përcjell “lajmi.net”.

Ballafaqimi mes Kroacisë dhe Nigerisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në Kaliningrad Stadium.