Kriza e emigrantëve: Përmbyset anija, rreth 25 persona humbin jetën

86

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën, në mesin e tyre tre fëmijë, si pasojë e përmbysjes së anijes me emigrantë, në afërsi të resortës turke “Didim”, anije kjo e cila ishte nisur nga Turqia për në Greqi.

Deri më tani, janë shpëtuar 15 persona, nga operacioni i kërkim-shpëtimit në ujërat e Egjeut.

Sipas organizatës ndërkombëtare për emigracionin, IOM, vetëm në këtë fillim-vit, 321 persona kanë vdekur në përpjekje për të arritur në Greqi, shkruan BBC.

Sipas IOM, numri i emigrantëve që zbarkojnë çdo ditë në tokën helene nga Turqia me shpresën se prej andej do të vazhdojnë udhëtimin drejt veriut të Evropës, arrin në 2000.

Pjesa më e madhe e emigrantëve janë nga Siria, Iraku e Afganistani./KosovaPress/.