Krasniqi: Qeverisja e opozites do ta shpetonte Kosoven

127

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se Kosovës i duhet si kurrë më parë një qeverisje nga fronti opozitar. Ai mendon se vetëm udhëheqja e tri partive opozitare, ku bënë pjesë edhe vetë Krasniqi është rruga më e mirë dhe e vetme e ndryshimit dhe e veprimit.

Krasniqi përmes një shkrimi që ka dërguar në media flet edhe njëherë për shkatërrimin që po i bëhet shtetit nga ana e koalicionit momental ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

“Ky koalicion i madh qeverisës, që ka bërë marrëveshje tepër të dëmshme, që ka renë ndesh me Kushtetutën e ligjet, që qeverisin keq, që kanë kapur të gjitha institucionet e shtetit, që kanë bllokuar Sistemin e Drejtësisë duke humbur edhe sovranitetin e këtij pushteti, që na e qiten faqen e zezë për krim, korrupsion, për mashtrim e pa dije, që atë që e thotë në mëngjes e mohon në mbrëmje e shtron para nesh nevojën e domosdoshme për krijimin e një fronti të përbashkët të një spektri të gjerë politik e qytetarë për t’i dhënë një rrugë të re Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.