Krasniqi ndez sallën me deklaratën e tij

250
Haxhi Krasniqi i ka falënderuar shqiptarët pas triumfit ndaj boksierit Jurgen Doberstein.

Boksieri kosovar, ka ekzaltuar tifozët pas përfundimit të meçit.

“I përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë. Unë gjithmonë do të luftoj për ta, do të luftoj me zemër. Ju dua shumë”, tha Krasniqi në gjuhën shqipe.

Boksieri nga Juniku fitoi me pikë ndaj gjermanit, pas një sfide të ekuilibruar.