Krasniqi kritikon Prishtinën pas humbjes

275

Trajneri i Lirisë, Ramiz Krasniqi ka theksuar se fati dhe gabimet e portierit, Armend Ruxhi kanë qenë shkaktar që ekipi i tij u mposht 2:1 nga Prishtina.

“Është parë shumë qartë se një gabim i portierit i ndryshoi gjërat. Kemi nisur mirë pjesën e dytë, por nuk e pritëm golin. Ishte e vështirë për t’u këndellur megjithëse jemi munduar”, theksoi Krasniqi pas ndeshjes për mikrofonin e Super Sport Kosovës, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjithsesi, ai e ka kritikuar kundërshtarin për zhagitje të lojës.

“Pati shumë zhagitje në fushë. Nuk i përket Prishtinës të veprojë kësisoj. Përmbi 10 minuta pati zhagitje, kjo nuk i konvenon futbollit. Megjithatë, ne kishim rastet tona, por nuk e kishim fatin me neve. Problemi kryesor ishin dy gabimet e portierit”.

Liria me dy humbje në start alarmon publikun prizrenas, por skuadra nuk ka fonde për përforcime. “Nuk kemi mundësi të nënshkruajmë më asnjë futbollist, megjithëse kemi nevojë edhe për 2-3 përforcime, por buxheti i limituar nuk na lejon të mendojmë më shumë në këtë aspekt”, përfundoi Krasniqi.