Krasniqi-Doberstein, ky është fituesi i madh

134

Haxhi Krasniqi e ka fituar meçin me Jurgen Doberstein pas vendimit të gjyqtarëve, në duelin që zgjati 12 runde. Me këtë rast, boksieri kosovar e fitoi titullin WBA Interconinental.

Haxhi Krasniqi ka bërë një meç të shkëlqyer, duke dominuar sidomos në fund.

Krasniqi dominoi në disa raunde ndaj boksierit gjerman, sidomos në raundin e 11-të, ku mori më së shumti pikë dhe ishte shumë afër që të nokautonte kundërshtarin.

Kjo është një arritje e madhe për boksierin shqiptar që tani synon të ngjitet edhe më lart.