Krasniqi: Besa futet në çdo ndeshje për të fituar edhe pse jemi në vendin e fundit!

1805
Leutrim Krasniqi, kryetrajner i Besës

Besa ka pësuar disfatën e radhës në kampionatin elitar të futbollit kosovar, ndërkohë që qëndrimi në këtë rank garash është thuajse i pamundur. Pejanët pësuan në shtëpi nga Trepça ’89 në kuadër të xhiros së 23-të me rezultat 2-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, kryetrajneri i kësaj skuadre, Leutrim Krasniqi është ndarë i kënaqur nga ajo se çfarë kanë treguar futbollistët e tij në këtë takim.

“Pavarësisht rezultatit për të cilin normalisht se nuk jam i kënaqur, unë i përgëzoj futbollistët të cilët e merituan fitoren, pasi që kompletuan një ndeshje mjaft të mirë në dy drejtimet, sikurse në repartin defansiv, po ashtu dhe në repartin ofansiv. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës”, deklaroi fillimisht Krasniqi për “Art Sport”.

“Synimet tona janë të ngrisim nivelin e futbollistëve dhe të qasemi me shumë seriozitet nga ndeshja në ndeshje. Ne synojmë të fitojmë çdo ndeshje pavarësisht që jemi në pozitën e fundit të renditjes tabelare”, përfundoi Krasniqi.

Besa e Pejës mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 7 pikë të grumbulluara.

May be an image of text that says 'TEAM FC Ballkani MP 2. G Drita PTS 23 3. 50:28 48 Prishtina 22 4. 35:18 47 Gjilani 22 5. 37:14 44 Trepca 89 22 6. 21:21 32 23 Feronikeli 7. 26:32 31 KF Llapi 22 8. 27:21 27 Arberia 22 25:26 26 Drenica 22 10. 21:28 25 FC Besa 23 16:31 24 23 15:54 7'
Në ndeshjen e radhës skuadra e Besës do të përballet me Prishtinën në “Fadil Vokrri”.

Ky takim zhvillohet në mesjavën e ardhshme.

/Gazeta Sheshi/