Kosovës i miratohet raporti për vizat, por demarkacioni mbetet kusht për votimin përfundimtar

229
Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, deklaroi para votimit në komitetin LIBE për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, se ata duhet t’i dërgojnë një sinjal të fuqishëm kosovarëve se janë seriozë dhe sidomos të rinjve.

Por Fajon  derisa u bëri thirrje kolegëve të saj në këtë komitet që të bëjnë më shumë për Kosovën, ajo tha se nga aty u dërgon mesazh të fortë autoriteteve të Kosovës që të përmbushin deh kushtin e fundit për liberalizim të vizave.

Sidoqoftë, Fajon rikujtoi se liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i rëndësishëm, raporton lajmi.net

Ndërkohë, gjatë votimit në komitetin LIBE, u  mbështet raporti për Kosovën i raportueses Tanja Fajon.

Por LIBE refuzoi  dhënien e mandatit për parlamentin Evropian që kjo çështje të shkojë në Këshillin e Ministrave.

Krejt kjo pështjellim ka ndodhur për shkak se nuk është votuar ratifikimi i demarkacionit nga Parlamenti i Kosovës me 1 shtator.