Kosovë – Ukrainë, ky është çmimi i biletave

186
Federata e Basketbollit të Kosovës pret numër të madh të tifozëve në Palestrën “Minatori”.

Kryetari Erolld Belegu tregon se tifozë nga mbarë Kosova pritet ta marrin rrugën drejt Mitrovicës, për ta përkrahur Përfaqësuesen.

“Sa kam njohuri, pritet të udhëtojnë ‘Shqiponjat’ e Pejës, por edhe ‘Dardanët’. Gjithashtu, ata do t’i presë ‘Torcida’ në Mitrovicë. Presim një spektakël. Bileta për këtë ndeshje do të jetë 10 euro, ndërsa ‘pako’ për tri ndeshje kushton 20 euro”, ka thënë numri një i basketbollit kosovar.

Ai kërkon nga institucionet e Kosovës që të bëhet më shumë për ndërtimin e një palestre të re në Prishtinë ose renovimin e duhur të asaj ekzistuese.

Në palestër, tifozëve do t’ju ndahet nga një flamur i vogël dhe një fanellë. Belegu ka nënvizuar se fitorja ndaj ukrainasve është imperativ i Kosovës, duke i ftuar tifozët në numër sa më të madh në palestër.