Kosovë – Kroaci, policia e cilit shtet do ta ruajë rendin në Shkodër?

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë deri më tani ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm nga të gjitha anët.

Mirëpo, ajo që është në rend të parë me rëndësi është siguria, për të cilët tashmë janë vendosur se nga cilët policë do të mbahet, shkruan Zëri.

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se në Shkodër do të kujdesen policitë e Shqipërisë si dhe të Kosovës.