Kosova renditet e 177-ta në botë, e tmerrshme çfarë shtete gjenden para nesh (FOTO)

Në publikimin e fundit të bërë nga FIFA rezulton se Kosova renditet në pozitën e 177-ta. Katër vende më poshtë se publikimi i fundit, teksa renditemi në mesin e shteteve më të dobëta në botë, shkruan Gazetasheshi.com.

Madje vetëm të mendosh se çfarë shtete gjenden përpara Kosovës është e tmerrshme. Përfaqësuese ishullore dhe të vendeve të largëta afrikane si Aruba, Sao Tome e Principe dhe Dominica gjenden para Kosovës.

Shqetësuese është pozita e Kosovës për faktin se në shortin e ardhshëm për kualifikimet e europianit do të gjendemi ne vazon e fundit dhe mundësia për të luajtur me përfaqësuese shumë të forta është e pashmangshme.

/Gazeta Sheshi/