Kosova pritet të pësojë rënie në ranklistën e FIFA-s

Humbjet e njëpasnjëshme ndaj Çekisë dhe Anglisë do të ndalojnë edhe ecurinë e Kosovës, e cila që prej një viti e gjysmë njihte vetëm hapa para në klasifikimin botëror.

Renditja e re e FIFA-s për kombëtaret, e cila do të publikohet në ditët e para të nëntorit, pritet ti njoftojë “Dardanët” që kanë humbur pozicione në klasifikimin e përgjithshëm.

Kosova do të humbasë një pozicion në renditjen e re, duke shkuar nga vendi i 114 në atë të 115.

Kjo është e vetmja pengesë që Kosova ka njohur prej dy vitesh në rrugëtimin e saj, pasi vazhdimisht kishte ngjitur hapa para në klasifikim dhe mendohet se që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të arrijë të hyjë brenda 100-shes së parë.