Kosova nënshkruan marrëveshjen për ekstradim edhe me Amerikën

72

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për ekstradim.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet nga presidentja në largim Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë,Greg Delawie.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruajnë marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

Nënshkrimi do të bëhet në kabinetin e presidentes me fillim në orën 13 e 30.

Kosova ka nënshkruar marrëveshje për ekstradim me disa shtete të Evropës por jo edhe me SHBA-të.