Kosova me shumë mungesa, ky mund të jetë formacioni kundër Finlandës me lojtarët aktualë (Foto)

425

Të martën Albert Bunjaku e bëri publike listën e tij për ndeshjen me Finlandën, ku ishin thirrur 25 futbollistë.

Por kjo listë ka probleme. Vetëm 15 nga 25 futbollistët kanë të drejtë të luajnë.

Kjo pasi që FIFA ende nuk i ka kthyer përgjigjen definitive Kosovës për 10 lojtarë që janë në listë, shkruan Telegrafi.

Bëhet fjalë për Samir Ujkanin, Amir Rrahmanin, Milot Rashicën, Enis Alushin, Herolind Shalën, Vedat Muriqin, Valon Berishën, Sinan Bytyqin, Alban Meha dhe Albert Bunjakun, që ende nuk kanë marrë ‘dritën e gjelbër’ të luajnë për Kosovën.

Më lojtarët aktual që ka në dispozicion përzgjedhësi Albert Bunjaku do ta ketë problem ta krijoj një skuadër kompetitive.

Telegrafi ka bërë një formacion të mundshëm se si mund të rreshtohet Kosova.

futboll ks