Kosova me katër skuadra në garat ndërkombëtare, ky është apeli i Rafet Prekazit

Për përzgjedhësin e Kosovës U21, Rafet Prekazi, rritja e numrit të klubeve për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare është një lajm shumë i mirëseardhur, por sigurisht se ka edhe koston e vet pasi klubet duhet t’i rrisin shpenzimet për ta ngritur cilësinë, por edhe për ta rregulluar infrastrukturën sportive.

“Është për përparimin e futbollit dhe motiv i madh për skuadrat e shteteve të vogla, që nuk kanë rast të dalin në Evropë. Kjo është një punë e madhe për shtetin e Kosovës, pasi duhen investime dhe me siguri se edhe cilësia duhet të ngrihet”, ka thënë Prekazi për gazetën “Zëri”.

“Deshëm ose nuk deshëm ne obligohemi të gjithë në Kosovë që të ketë ngritje të cilësisë, si dhe rregullimin e fushave e të stadiumeve sepse dihen që rregullat në UEFA janë siç janë dhe këto vetëm se të gjithëve në Kosovë na shtyjnë të mendojmë dhe të punojmë shumë për t’u prezantuar sa më mirë me ekipet tona”, ka përfunduar Rafet Prekazi.