Kosova – Malta, referohet nga këta gjyqtarë

Kanë mbetur edhe pak orë deri te fillimi i ndeshjes Kosovë – Maltë, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës D në Nations League, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjyqtarët do të jenë nga Hungaria. Tamás Bognar do të ndajë drejtësinë në fushë, kurse asistentë do të jenë Balázs Buzás dhe Theodoros Georgiou.

Asistentë të tjerë do të jenë Ferenc Karakó dhe Peter Solymosi, kurse gjyqtar i katërt Péter Kóbor.

Për Tamás Bognar do të jetë sfida e tetë që ndanë drejtësinë në edicionin 2018/19, teksa ka referuar edhe në kualifikime për Champions League në ndeshjen e skuadrës shqiptare, Shkendija – Red Bull Salzburg, ku fituan këta të fundit 0-1.

Në 7 takime deri më tani, Bognar ka shpërndarë pa “dhimtë” kartona. Ai ka dhënë 28 të verdhë, tre të kuq dhe ka akorduar dy penallti.

Kjo është ndeshja e tretë në Ligën e Kombeve për Kosovën në Grupin 3 të Ligës D, që mban pozitën e parë me katër pikë.

Ndeshja mes Kosovës e Maltës zhvillohet në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.